Kosova do të marrë vaksina për 20% të popullsisë

exit.al 13 Dhjetor 2020, 20:30

Kryeministri i Kosovës ka thënë të dielën se qeveria do të marrë vaksina për 20% të popullsisë.

"Jemi pjesë e koalicionit COVAX dhe presim të marrim vaksina për 20% të popullsisë. Në anën tjetër, Ministri i Shëndetësisë është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punojmë me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to", ka dekalruar Hoti në llogarinë e  tij në Facebook.

Institucionet e Kosovës janë duke u përgatitur për vendosjen e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të fundvitit, ka pohuar Hoti.

“Po përgatisim skenarët për masat e nevojshme për festat e fundvitit kur ka frekuentim më të madh të qytetarëve, përfshirë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve", ka thënë Hoti. 

Kryeministri ka thënë se institucionet po punojnë shumë për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Vaksinat kërkojnë kushte të veçanta të transportit dhe ruajtjes. Përshembull vaksina e kompanisë Pfizer e cila është miratuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe disa vende tjera, kërkon kushte të mbajtjes në temperaturë -70 gradë Celsius.

"Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje", ka pohuar Hoti.

 

Shpërndaje te miqtë