“Kjo marrëveshje është përparim i rëndësisë së jashtëzakonshme për përmbylljen e konfliktit shekullor mes popujve tanë. Pas dekadash bllokade dhe stagnimi në negociata, falë udhëheqjes tuaj të guximshme e arritëm këtë marrëveshje historike.”
Presidenti Thaçi shprehu gatishmërinë e Kosovës për të vijuar bisedimet me Serbinë, nën udhëheqjen e SHBA-ve, deri në arritjen e marrëveshjeje përfundimtare. Thaçi, po ashtu, i dha Medaljen presidenciale të Meritave këshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien dhe të dërguarit së Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, për “meritat e tyre të veçanta në arritjen e marrëveshjes historike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Uashington”. Shpërndaje te miqtëKosova dekoron Trumpin me titullin më të lartë të nderit
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me titullin ‘Urdhëri i Lirisë’ presidentin amerikan Donald Trump, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e Amerikës për lirinë e Kosovës, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Ky është titulli më i lartë i nderit në Kosovë.
Dekorimi vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Uashington, në 4 qershor, në një takim të ndërmjetësuar nga presidenti Trump.
Përmes një letre dërguar Trumpit, Thaçi e falenderoi atë për arritjen e kësaj marrëveshjeje:
Të sugjeruara
Kush janë kandidatët për KQZ-në e re?
18 Shtator 2020, 18:47PD akuza qeverisë për mashtrim me rritjen e pagave të mjekëve
18 Shtator 2020, 17:52SHBA-të ndalojnë shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat
18 Shtator 2020, 18:26
