70 për qind raportojnë se korrupsioni është i pranishëm në degën e tyre specifike të studimit;
67 për qind raportojnë se janë të informuar për raste korrupsioni nga miq dhe familjarë;
25 për qind raportojnë se kanë qenë vetë të prekur nga korrupsioni në fakultetin/degën e tyre;
70 përqind raportojnë se nuk do të pranonin të jepnin ryshfet për një notë më të mirë;
40 përqind shprehen se do të raportonin rastet e korrupsionit dhe rreth 20 për qind përgjigjen se nuk do ta bënin një gjë të tillë;
39 për qind raportojnë se rastet e denoncuara të korrupsionit nuk ndëshkohen;
Vetëm 2,8 përqind kanë besim të plotë se këto raste do të adresohen nga institucionet përgjegjëse;
Metodat e korrupsonit të raportuara nga studentët janë si më poshtë:Pagesa në këmbim të notës është metoda më tepër e përhapur e korrupsionit e ushtruar nga pedagogët e lëndëve të ndryshme;
Në vend të dytë renditet detyrimi ndaj nxënësve për të blerë librat e pedagogëve;
Stafit akademik dhe ai administrative shfaqin njëlloj sjellje korruptive.
Për këtë raport punuan Rigels Xhemollari – ekspert ligjor; Megi Llubani – eksperte për metodat e kërkimit; Ines Mulellari – inxhiniere Informatike dhe Migen Qiraxhi – kurator grafik. Shpërndaje te miqtë
