Harta e vendeve të prekura nga koronavirusi në Evropë.[/caption]
Sëmundja dhe simptomat
Koronaviruset janë viruse, të cilat shkaktojnë një mori problemesh shëndetësore, nga të lehtat, si e ftohura e zakonshme, tek ato serioze të njohura si çrregullime akute të frymëmarrjes.
Varianti i koronavirusit, që ka goditur botën aktualisht është variant i ri i kësaj familjeje, që shkakton “sëmundjen koronavirus” (COVID-19), e cila në rastet e përparuara shkakton pneumoni, të njohur si "pneumoni nga infeksioni me koronavirus të ri" (NCIP).
Rastet e rënda të pneumonisë shkaktuar nga koronavirusi mund të çojnë në sëmundje akute të frymëmarrjes dhe në disa raste në vdekjen e të prekurve.
Simptomat kryesore të sëmundjes së koronavirusit janë: temperaturë, kollë e thatë pa sekrecione, lodhje dhe, në raste serioze, çrregullime të frymëmarrjes dhe aritmi të zemrës, të cilat mund ta kalojnë pacientin në gjendje shoku. Një pjesë shumë e vogël e personave të prekur nga virusi zhvillojnë çrregullime akute me rreziqe ndaj jetës.
Koha e kalimit nga simptomat e para deri në çrregullimin akut është e shkurtër dhe zgjat zakonisht brenda 5-7 ditësh.
Rastet serioze zhvillohen kryesisht tek të moshuarit, sidomos ata që vuajnë nga sëmundje të tjera, veçanërisht ata që kanë probleme paraprake mushkërish dhe zemre.
Fëmijët e vegjël janë më të mbrojtur se moshat e tjera.
Nga të dhënat e deritanishme botërore, rreth 20 për qind e të prekurve të identifikuar kërkojnë terapi intensive, ndërsa vdekshmëria mesatare është rreth 3 për qind.
Kjo përqindje ndikohet shumë nga pesha e madhe e te rpekurve dhe te vdekurve në rajonin e Wuhanit që është epiqendra e sëmundjes. Jashtë krahinës, vdekshmëria është rreth 1 për qind.
Mbi gjysma e viktimave deri në mes të muajit shkurt ishin mbi 65 vjeç dhe thuajse të gjithë ata me probleme të tjera shëndetësore.
Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
–Koronavirusi – shtrirja dhe vdekjet e deritanishme (kliko këtu)
–Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
–9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
–Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
