“[…] Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike, në prononcimet në Facebook, para rezikut iminent.”
Kalo thekson se duhen kuptuar dhe u duhen dhënë hapësirë mesazheve që vijnë nga specialistët e epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive.“[…] të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku [koronavirusit], si kundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri. Infeksioni nga virusi është një formë tjetër e manifestimit të gripit, por me rrëzikshmëri më të madhe”
Mjeku i njohur i sëmundjeve infektive e shoqëroi postimin në Facebook me disa këshilla:- Lani shpesh dhe mirë duart me ujë dhe sapun
- Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara
- Shmangni përqafimet dhe puthjet në përshëndetjet e zakonshme
- Mbuloni hundën dhe gojën kur tështini apo kolliteni
- Shamitë pas përdorimit hidhini në vende të caktuara
- Ajrosni shpesh shtëpinë
- Nëse ju shfaqen shenja të gripit, qëndroni në shtëpi larg shkollës
- Nëse shenjat e gripit përkeqësohen kontaktoni mjekun
