Koronavirus: 6 të infektuar të rinj në Delvinë

exit.al 24 Qershor 2020, 19:43

6 të infektuar me Covid-19 u zbuluan në Delvinë. Ata janë kontakte të rastit të parë të zbuluar më 23 qershor.

Sipas mediave, mes të infektuave është edhe një punonjës i Policisë Bashkiake të Delvinës.

67 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2114.