Rama: Nuk ka 15 kushte për nisjen e negociatave

exit.al 23 Qershor 2020, 19:04

Kryeministri Edi Rama ripërsëriti deklaratën e Drejtoreshës së Fqinjësisë Calavera, se BE nuk i ka vendosur Shqipërisë 15 kushte për hapjen e bisedimeve.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”, shkroi kryeministri Rama në një postim në Facebook.

Shpërndaje te miqtë