Policia arreston 6 persona, kap 1,5 kilogramë kanabis

exit.al 27 Qershor 2020, 16:48

Policia ka arrestuar 6 persona për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike, dhe ka konfiskuar 1,5 kilogramë kanabis, ditën e shtunë.

Në Tropojë u arrestuan katër persona dhe u sekuestruan 500 gramë kanabis.

Ndërsa në Pogradec u arrestuan dy persona, dhe u konfiskuan 1 kilogramë kanabis.