Korea e Veriut teston bombën me hidrogjen

exit.al 3 Shtator 2017, 10:00

Korea e Veriut kreu ditën e djelë, testin e saj të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor. Qeveria e Koresë së Veriut sqaroi se kishte testuar një bombë hidrogjeni që mund të montohet në një raketë balistike ndërkontinentale.

Ky test ishte një shfaqje e jashtëzakonshme e sjelljes provokuese të udhëheqësit Kim Jong-un, kundër presidentit Trump, i cili para pak kohësh u shpreh se SHBA-të po punojnë për një zgjidhje ushtarake ndaj raketave bërthamore të Koresë së Veriut.

Instituti i Studimeve Gjeologjike të SHBA-së tha se tronditjet e shkaktuar nga shpërthimi ishin të magnitudës 6.3. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se ato ishin reth 5.7.

Shpërndaje te miqtë