Dorëzohet në polici, prej një viti në kërkim nga policia italiane

exit.al 23 Gusht 2020, 22:16

Një 46-vjeçar shqiptar është dorëzuar në polici, në Komo të Italisë, një vit pasi në kamion iu gjetën 6 kilogramë kokainë.

Policia i gjeti shoferit të kamionit 6 kilogramë kokainë, fshehur në dyshemenë e modifikuar të kamionit, në korrik 2019.

Ai u dënua në mungesë nga gjykata e Bolzanos, me 4 vite e 8 muaj burg.

Pas dorëzimit në polici, 46-vjeçari u arrestua dhe do të vuajë dënimin.

Shpërndaje te miqtë