Konflikt në Liqenin e Thatë, shpallet në kërkim një person

exit.al 21 Prill 2021, 09:55

Një konflikt ka ndodhur në Liqenin e Thatë ku të rinj kanë goditur një tjetër.

Policia ka identifikuar njërin prej autorëve dhe e ka shpallur në kërkim 24 vjeçarin me iniciale B.A.

Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R”, shkruhet në njoftimin zyrtar.