“Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë. Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!”.
Presidenti shprehu bindjen se opozita do të fitojë dhe Kryeministri Edi Rama do të humbë. Si dhe i kërkoi qytetarëve të verifikojnë qendrat e votimit.“Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e "Rilindjes" dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien”.
