“Ne nuk kemi asnjë lloj të ardhure. Ushqehemi me kanoçe. Ne ngelemi pa bukë. Nëse nuk punojmë ngelemi pa bukë.”
“Kërkoj ndihmë për fëmijët e mia, shteti nuk na le. Jemi dakord me masat, por kushtet nuk na lejojnë të mbrohemi. Ne nuk lahemi, nuk kemi sapun, nuk kemi dezinfektues.”
Në Elbasan, protestuesit deklaruan se bashkia kishte shpërndarë ushqime në mënyrë selektive dhe të padrejtë. Ata pohuan se nuk kishin marrë asnjë ndihmë financiare apo asistencë mjekësore. Të njëjtat shqetësime u ngritën dhe nga komuniteti në Vlorë. Romët dhe egjiptianët në Korçë u dyndën në bashki për të shënuar emrin në listën e bukës. Duke mos patur mundësi tjetër, për shkak të izolimit, për shumë nga ata kjo është e vetmja mënyrë. Komuniteti Rom në Shqipërisë është një nga më të margjinalizuarit dhe të diskriminuarit. Familjet rome diskriminohen gjerësisht në të gjitha fushat, nga mirëqenia deri te kujdesi shëndetësor, arsimi dhe punësimi, dhe shumë prej tyre jetojnë në varfëri. Ndërsa ekzistojnë disa ligje për të parandaluar këtë, ato rrallë zbatohen dhe si të tilla, këto komunitete janë nga më të rrezikuarit në vend.
