Komuniteti Mysliman publikon programin e Fiter Bajramit

exit.al 11 Maj 2021, 18:30

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Në faqen zyrtare në Facebook, Komuniteti Mysliman paraqiti programin e lutjes së Bajramit.

Programi fillon në orën 05:40, me datë 13 maj dhe mbaron në orën 06:20.