Kroacia shpall urdhër arresti ndërkombëtar për trajnerin e Dinamos

exit.al 11 Maj 2021, 17:46

Kroacia ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për ish-trajnerin e ekipit të Dinamos, Zagreb Zoran Mamiç, i cili nuk u paraqit për gjyqin e tij për mashtrim, tha të martën gjykata e qarkut në Zagreb.

Gjykata e dënoj me katër vjet e tetë muaj burg, Zoran Mamic në mars. Ai duhej të paraqitej për vuajtjen e dënimit të hënën. Ai besohet të jetë në Bosnje, pasi është gjithashtu një shtetas boshnjak.

"Autoritetet boshnjake duhet të veprojnë në lidhje me urdhër-arrestin dhe të vendosin nëse ka kushte ligjore për t'i dorezuar Mamiç, Kroacisë," njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Hina.

"Nëse Bosnja refuzon ta dorëzojë atë, ai do të mbetet i lirë në Bosnje deri në arrestimin e tij të mundshëm në një mënyrë tjetër," tha ai.

Mamiç kërkoi të vuante dënimin në Bosnje, por Kroacia e refuzoi atë. Ai u dënua me burg së bashku me vëllain e tij Zdravko Mamic, ish-presidenti ekzekutiv i Dinamos.

Ata ishin akuzuar së bashku me një ish-zyrtar tjetër të Dinamos dhe një ekspert tatimor për evazion fiskal me vlerë 12.2 milion kuna (1.97 milion dollarë) dhe për përvetësim të 116 milion kuna nga transferimet e lojtarëve nga Dinamo.

Vëllezërit Mamiç mohuan çdo akuzë. Zdravko Mamic, gjithashtu me një shtetësi të dyfishtë, tani jeton në Bosnje.

Zoran Mamic dha dorëheqjen në mars si trajner i Dinamo, përpara ndeshjes së kthimit të Ligës së Evropës kundër skuadrës angleze Tottenham Hotspur në Zagreb.

 

Marrë nga Reuters.