Komisioni i Venecias: Vetingu në politikë legjitim

exit.al 24 Dhjetor 2018, 13:47

Komisioni i Venecias, në sesionin e fundit plenar për vitin 2018, ka theksuar rëndësinë e vetingut në politikë, por rekomandon hartimin më të detajuar të ligjit, për të shmangur çdo problem gjatë zbatimit të tij. Me anë të një deklarate për median, Komisioni i Venecias shprehet:

“Duke pranuar synimin legjitim për të hequr abuzuesit dhe ndikimin e tyre nga qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësim se mungesa e qartësisë ligjore dhe siguria për zbatimin e procedurave që parashikon vetingu në politikë, mund të ketë pasoja të rënda për të drejtat e subjekteve. Komisioni i Venecias konstaton se draft-ligji për vetingun e politikanëve nuk siguron udhëzime të mjaftueshme dhe mund të çojë në shpërdorim të pushtetit.”

Më herët gjatë këtij muaji, Komisioni i Venecias hartoi një opinion ligjor për propozimin e Partisë Demokratike për vetingun e politikanëve në Shqipëri.

Një analizë të plotë të opinionit të Komisionit të Venecias mund ta lexoni këtu.

Shpërndaje te miqtë