Berisha do të vazhdojë betejën si deputet

exit.al 7 Shtator 2020, 23:37

Në një intervistë me Çim Pekën, në Syri TV, Sali Berisha la të nënkuptohet se do të kandidojë përsëri për deputet. Berisha tha se karriera e tij politike u mbyll në 2013 kur dha dorëheqjen nga Kryeministër. Ai pohoi se nuk qendron deputet për karrierë por për betejë:

“Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme. Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD”.

I pyetur nëse do të vazhdojë betejën në Kuvend si deputet, Berisha tha:

“Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”.