PD akuzon Nasip Naçon për blerje votash me 5 000 lekë

exit.al 14 Maj 2021, 11:13

Partia Demokratike akuzoi Nasip Naçon për blerje të votave me 5 mijë lekë në Berat. Naço garoi si kandidat për deputet i PS-së në Berat, për zgjedhjet e 25 prillit.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ u shpreh se “Harxhe Konomi dhe Nasip Naço kanë ngritur një skemë kriminale të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person”.

PD. e ka kallëzuar në SPAK këtë çështje, dhe e paraqiti si provë në Komisionin Ankimor, të KQZ-së, për shpalljen e pavlefshmërisë së qarkut të Beratit.

Sipas akuzave të PD-së, Harxhe Konomi ka blerë lekë në njësinë administrative 1 përmes pagesën prej 5 mijë lek ose duke dhënë 3 mijë lek dhe kupona për karta identiteti.

Ndërsa, sipas tyre, Nasip Naçon ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli.