Kolkicina, ilaçi i ri që po testohet për kurimin e kovidit

exit.al 27 Nëntor 2020, 21:42

Kolkicina, ilaç kundër inflamator të artritit do të testohet gjerësisht si ilaç për trajtimin e pacientëve të shtruar në spitale me koronavirus. Të premten, Universiteti i Oxfordit njoftoi se po kryen testimin më të madh në Britani, tek 2500 pacientë me koronavirus.

“Kolkicina po vlerësohet si një prej ilaceve kuruese të koronavirusit. Ai është i lirë dhe i kudogjendur”, tha Profesori i Universitetit të Oxfordit Peter Horby, i cili është një prej bashkëdrejtuesve të testimit.

I njëjti grup shkencëtarësh zbuluan se hidroklorikina nuk ka asnjë ndikim. Më vonë zbuluan se kombinimi i Lopinavir/Ritonavir, i cili përdoret për trajtimin e AIDS nuk ka ndikim të trajtimin e kovidit. Dhe të dyja këto ilaçe u përjashtuan nga OBSH nga protokollet për trajtimin e kovidit.

Në mes të qershorit u zbulua se Deksametazoni ul vdekjen deri në një të tretën vdekjet e pacientëve me komplikacione të rënda nag kovid. Në shtator, filloi faza e tretë e testimit të Regeneronit (koktejl antitrupash), i përdorur nga presidenti Trump. Më 21 nëntor këto ilaçe u miratuan nga autoritetet shëndetësore amerikane miratuan përdorimin e Regeneronit.

Në 6 nëntor u shtua në testim aspirina dhe në 27 nëntor u shtua kolkicina në listën e ilaçeve që do të testohen për kurimin e kovidit.

Ilaçet që po testohen tani janë: Deksametazone, Kolkicina, Aspirina, Tocilizumab, Plazma Konvaleshente, dhe Regeneroni.

Shpërndaje te miqtë