KLP i dërgon Kuvendit listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

exit.al 22 Nëntor 2019, 14:06

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dorëzuar sot në Kuvend listën e kandidatëve të renditur sipas vlerësimit për Prokuror të Përgjithshëm.

KLP, më 14 nëntor renditi tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. I pari u rendit prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çelën, e dyta Arta Markun dhe në vend të tretë prokurorja e Apelit Tiranë Fatjona Memcaj.

Sipas Ligjit Për Prokurorinë, KLP i ka renditur kandidatët bazuar në tre kritere; morale, profesionale dhe organizative. Për të realizuar këtë KLP miratoi  metodologjinë e vlerësimit të tyre, e cila parashikon një sistem pikësh për secilin kriter.