“Ishte në mes marrëdhënia e prindërve tanë. Shitësi më pyeti se sa kisha mundësi. I thashë se për momentin kisha 26 mijë euro dhe mund të shtoja diçka tjetër dhe se syrin e kisha për të shpenzuar jo më shumë se 40 mijë euro. Më pas takova babanë e shitësit, i cili më tha se do t’i thoshte djalit që të ulte çmimin. Pasi i dhashë në fillim 26 mijë euro, ai e uli çmimin në 37 mijë euro.”
KPK verifikoi dhe udhëtimet jashtështetit të prokurorit dhe familjes së tij, nga ku ka rezultuar se ai ka udhëtuar vetëm një herë drejtë Greqisë me familjen e tij, me autobuz. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dha raport pozitiv për prokurorin. Po ashtu, profesionalisht zoti Zeka u vlerësua pozitivisht.Vetingu, konfirmohet në detyrë prokurori i Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Apelit të Vlorës, Kleanth Zeka.
Vendimi u mor nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.
KPK, gjatë hetimit administrativ, gjeti pasaktësi të vogla në deklarimin e pasurisë, por prokurori Zeka tha se nuk kishte ditur t’i plotësonte formularët e deklarimit të pasurisë.
“Ndonjëherë bëheshim disa kolegë bashkë dhe konsultoheshim se si t’i plotësonim deklaratat. Askush nuk mund të dijë gjithë legjislacionin,” deklaroi prokurori sipas BIRN.
Fillimisht KPK raportoi se prokurori ka blerë një apartament në Vlorë, me sipërfaqe 100 metër katrorë me vlerë 37 mijë euro, vlerë kjo më e ulët se e tregut.
Për këtë rast, Zeka sqaroi se dy familjet, e tija dhe e shitësit të apartamentit, kishin miqësi të vjetër:
Të sugjeruara
Kurti: Teza për shkëmbime territoresh me Serbinë uli dëshirën për bashkim kombëtar
22 Nëntor 2019, 10:30Partizani kërkesë FSHF-së, derbi me Tiranën në 'Air Albania Stadium'
22 Nëntor 2019, 08:00Grushti kushtetues, përcaktues për fatin politik të Edi Ramës
21 Nëntor 2019, 22:26
Psikologjia e nënshtrimit: pse ndryshimi tremb edhe ata që do të përfitonin prej tij
22 Korrik 2026, 11:11
