KLP emëron edhe 2 drejtuesë të rinj në prokuroritë e rretheve

exit.al 16 Shtator 2021, 12:42

Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi dy drejtuesit e prokurorisë së Korçës dhe Matit. Dhorina Theodhori u emërua  drejtuese e Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Korçë. Abaz Muça u emërua në pozicionin e  drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Mat.

Deri  më tani KLP ka emëruar 10 drejtuesë të rinj në prokuroritë e vendit. Në 13 korrik KLP emëroi edhe 6 drejtuesë të rinj:

Albert Murçaj, Drejtues i Prokurorisë Shkodër;

Ludovik Dodaj, Drejtues i Prokurorisë Durrës;

Lorenc Mërkuri, Drejtues i Prokurorisë Sarandë;

Asllan Bajramaj, Drejtues i Prokurorisë Përmet;

Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorisë së shkallës së parë Vlorë;

Erion Çela, Drejtues i Prokurorisë së Apelit Vlorë;

Gjon Fusha, Drejtues i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër.