Hollanda lejon udhëtimet për shqiptarët e vaksinuar

exit.al 16 Shtator 2021, 12:28

Qytetarët shqiptarë të vaksinuar ose me një test PCR të Covid-19 mund të udhëtojnë për në Hollanda.

Hollanda njeh të gjitha vaksinat e administruara në vend përveç vaksinës ruse Sputnik V.

Persoant e vaksinuar dhe me test negativ nuk do të t’I nënshtorhen karantinës në hollandë.

Aeroporti Tirana International njoftoi se personat e vaksinuar duhet të plotësojnë formularin për deklarimin e datës së vaksinimit dhe llojit të vaksinës së marrë.

Vaksinat e njohura nga Hollanda janë:

-Astra Zeneca

-Pfizer

-Johnson & Johnson

-Moderna

-Serume Institute of India

-Sinopharm BIBP

-Sinovac