KLGJ pranon dorëheqjen e Gjin Gjonit

exit.al 30 Korrik 2020, 12:18

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar dorëheqjen e gjyqtarit të Apelit të Tiranës Gjin Gjoni.

Në një mbledhje virtuale, KLGJ miratoi me 8 vota pro dhe 2 kundër kërkesën e Gjonit për dorëheqje.

Kjo do të thotë se Gjin Gjoni nuk do t’i nënshtrohet procesit të vetingut.

Gjyqtari Gjoni dha dorëheqjen në 21 korrik.

Në letrën e dorëheqjes, Gjoni shprehej se procesi i vetingut nuk është i barabartë për të gjithë dhe se e kalon vetëm ‘nëse i shërben politikës’.

Gjin Gjoni njihet si gjyqtari që mori 2 vjet leje prindërimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në vitin 2018.

Shpërndaje te miqtë