Kina shpërndan çertifikatat e vaksinimit

exit.al 9 Mars 2021, 12:29

Kina filloi të martën të shpërndajë çertifikatat digjitale të vaksinimit, raporton Radio Evropa e Lirë.

Certifikatat do ju jepet qytetarëve  që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit.

Ato përmbajnë statusin e vaksinimit të një personi dhe rezultatet e testit të virusit.

“Certifikatat po shpërndahen për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike botërore dhe për të lehtësuar udhëtimet ndërkufitare”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Aktualisht, certifikatat janë në dispozicion vetëm për qytetarët kinezë dhe ato nuk janë ende të detyrueshme.

Në Kinë, agjencia shtetërore e mediave Xinhua tha se certifikata përfshin një kod QR, i cili i mundëson secilit vend të marrë informacione për shëndetin e udhëtarëve.

Shpërndaje te miqtë