KQZ nis verifikimin e kandidatëve për deputetëve

exit.al 9 Mars 2021, 11:56

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi njoftoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur verifikimin e kandidatëve për deputetë. Përmes një postimi në Tëitter, Celibashi shkruan:

“Menjëherë pas dorëzimit të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, KQZ ka filluar verifikimin e dokumenteve të kandidimit. Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit (dekriminalizimi) po bëhet në bashkëpunim me DPGJC dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.”

Ditën e hënë Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim prezantuan kandidatët për deputetë.     Shpërndaje te miqtë