Kina gjobit me $2,75 miliardë Alibabën

exit.al 11 Prill 2021, 17:15

Kina ka gjobitur me 2,75 miliardë dollarë kompaninë Alibaba, sipas Reuters. Alibaba u akuzua për shkelje të rregullave kundër monopolit. Hetimi i qeverisë kineze gjeti se Alibaba ka abuzuar me çmimet për shkak të dominancës në treg.

Gjoba është sa 4 përqind e të ardhurave vjetore të kompanisë.

Hetimi kundër kompanisë nisi pasi pronari i saj kritikoi hapur ligjin e qeverisë për rregullimin e tregtisë në rrjet.

Kjo, sipas Reuters, është gjoba më e lartë e vendosur ndonjëherë kundër një kompanie për shkelje të ligjit kundër monopolit.