AKSH mohon përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale

exit.al 11 Prill 2021, 15:40

Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSH, ka mohuar nxjerrjen e të dhënavw personale të qytetarëve. Në një reagim për median, platforma E-Albania ka deklaruar se AKSHI:

"Në asnjë rrethanë të dhënat e disponuara nga AKSH nuk janë përdorur dhe nuk mund të përdoren nga partitë politike ose nga vetë qeveria për qëllime elektorale".

AKSH sqaroi se "e-Albania nuk ruan, administron, apo përpunon të dhënat e qytetarëve". PD akuzoi AKSH-in për përpunim dhe përdorim të të dhënave personale të qytetarëve për arsye elektorale.