Këshilli i Shtetit në Francë e quan të paligjshme zhvillimin e seancave gjyqësore online

exit.al 30 Nëntor 2020, 11:24

Gjyqtari i masave të përkohshme pranë Këshillit të Shtetit në Francë e ka konsideuar shkelje të të drejtave të njeriut zhvillimin e e seancave gjyqësore me videokonferencë pa miratimin e të pandehurit.

Qeveria franceze miratoi një urdhër në 18 nëntor për të lejuar zhvillimin e proceseve gjyqësore penale online. Kjo ishte në kuadër të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Shumë avokatë e jurist francezë e kundërshtuan këtë urdhër dhe i kërkuan Këshillit të Shtetit ta pezullonte atë.

Në një vendim të datës 18 nëntor,  gjyqtari pezulloi urdhërin e qeverisë për të zhvilluar seancat gjyqësore online pa miratimin e pandehurit

Ai argumetoi se këto parashikime ligjore janë qartazi të paligjshme për të garantimin e mbrojtes së palëve dhe procesit të rregullt ligjor.

 

Shpërndaje te miqtë