Kavajë, gruaja gjendet e djegur ndërsa burri i vetëvarur

exit.al 10 Prill 2021, 12:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Kavajë, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave të policisë, në këtë qytet është gjendur një makinë e djegur brenda së cilës është gjendur një 45 vjeçare dhe më pas është gjendur I vetvarur bashkëshorti i saj.

Policia bën me dije se viktimat janë Fëllënza Shirja 45 vjeçe dhe Bilbil Shirja 48 vjeç.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.