Kolegji Zgjedhor detyron PD të paraqesë listën me 153 kandidatë për deputetë

exit.al 29 Mars 2021, 13:59

Partia Demokratike duhet të paraqesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve 153 kandidatë. Ky është vendimi që mori Kolegji Zgjedhor ditën e hënë.

Përmes vendimit të shpallur sot, Kolegji rrëzoi vendimin e Komisionit të Ankesave në KQZ, i cili vendosi që PD të kishte 233 kandidatë në lista.

Partia Socialiste paditi më 25 mars në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankesave për lejimin e regjistrimit të 222 kandidatëve për deputet të listës së PD-së.

Në padi, PS kërkon lënien në fuqi të vendimti të Komisionerit Zgjedhir, Celibashi për lejimin e regjistrimit deri në 153 kandidatë për deputet.

Të martën, PD fitoi të drejtën për të regjistruar 222 kandidatë në zgjedhjet e 25 prillit. KAS hodhi poshtë vendimin e KQZ-së dhe i dha të drejtë PD-së për numrin e kandidatëve.

Ligji “Për partitë” përcakton vetëm një kufi minimal për numrin e kandidatëve në lista, ndërsa kufiri maksimal është në dorë të partive.

Shpërndaje te miqtë