Katari i dhuron pajisje spitaleve Covid

exit.al 29 Gusht 2020, 13:06

Qeveria e Katarit i dhuroi, të shtunën, spitaleve Covid pajisje dhe mjete ndihmëse për luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

Pajisjet u dorëzuan nga ambasadorja e Katarit në Shqipëri Nada Abdul Rahman Al-Sayed, gjatë një ceremonie në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Zëvendëministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli falenderoi Katarin për mjetet dhe tha se ‘pajisjet kanë ardhur në kohën e duhur për t’u përballur me fluksin e koronavirusit në vend’.

Në dy spitalet Covid, aktualisht, po trajtohen më shumë se 203 pacientë me koronavirus.

Shpërndaje te miqtë