KAS shtyn vendimin për zgjedhjet në Berat

exit.al 14 Maj 2021, 14:28

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve kërkoi të premten më tepër kohë për shqyrtimin e provave të paraqitura nga subjektet zgjedhore PD-AN dhe LSI,  për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun Berat.

KAS po ashtu njoftoi se po vlereson mundësinë e sigurimit të provave shtesë, të cilat i cilëson si "të domosdoshme për të vleresuar drejt kërkesat e subjekteve ankuese".

Vendimi, do të merret të shtunën, më datë 15 maj në orën 10.00, pas administrimit të provave.