Kapen 167 doza heroinë, arrestohet një 27-vjeçar

exit.al 6 Dhjetor 2020, 11:00

Policia e Tiranës ka sekuestruar 167 doza heroinë dhe arrestoi një 27 vjeçar nga Perrenjasi. Personi i arrestuar ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e dy automjeteve në tetor 2020.

Heroina u gjend gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga i arrestuari.