Kandidatja e LSI, Guri konfliktohet me një qytetar në Durrës

exit.al 24 Mars 2021, 18:11

Kandidatja për deputete e LSI, Elona Gurit, ka qënë në një seri takimesh elektorale në terren në Durrës, qarku ku garon për zgjedhjet e 25 prillit.

Burime për BalkanËeb kanë bërë të ditur se Guri është konfliktuar me një qytetar në lagjen nr.4 të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.

Në një deklaratë për shtyp më vonë, Guri deklaroi se arsyeja e konfliktit ishte se në zyrën e LSI në Durrës janë gjetur përgjues.

Ajo tha se LSI ka bërë kallëzim në prokurori dhe polici për qytetarin C.K. dhe akuzoi qeverinë për tentativën e përgjimit.

 

 

Shpërndaje te miqtë