Jean-Paul Belmondo vdes në moshën 88 vjeçare

exit.al 6 Shtator 2021, 17:38

Aktori Jean-Paul Belmondo, një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë franceze ka vdekur në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris, njofton France 24.

Në vitet 1988 Belmondo fitoi çmimin Cezar, oskarin francez për kinematografinë, për filmin "Itinerarin e një fëmije të prishur" të Claude Lelouch

Por ai e refuzoi çmimin sepse artisti që punoi statujën, Cesar Baldaccini, dikur kishte nënçmuar veprat e babait të tij.

Revista Time në vitin 1964 e shpalli Belmondon fytyrën e Francës moderne.

Ai pësoi një goditje në vitin 2001 ndërsa ishte me pushime në Korsikë që ndikoi në të folurën e tij. Kjo i dha fund karrierës së Belmondos, megjithëse ai bëri një film të fundit si plak, ngushëllimi i vetëm i të cilit ishte qeni i tij.

Në vitin 2016 Festivali i Filmit në Venecia i dha atij një Luan të Artë për arritjet e jetës. "