Japonia kujton 75 vjetorin e rënies së bombës atomike në Nagasaki, gjatë Luftës së Dytë Botërore

exit.al 9 Gusht 2020, 11:25

Qyteti i Nagasakit në Japoni ka përkujtuar 75 vjetorin e rënies së bombës atomikë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike ra mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7,000 viktimat.

Më 9 gusht 1945 në Nagasaki, SHBA-të lëshuan bombën atomike tre ditë pasi kishin hedhur atë në Hiroshima, e cila ishte sulmi i parë në botë me armë bërthamore.

Qeveria japoneze i bëri thirrje liderëve botërore që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore

Shpërndaje te miqtë