Italia shënon mbi 16 mijë raste të reja me COVID-19

exit.al 30 Dhjetor 2020, 22:12

Italia ka shënuar sërish rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore raportuan të mërkurën 16 202 raste, rreth 5 mijë më shumë se 24 orë më parë.

Numri i viktimave që është ulur në 575, nga 659 që ishin dje.

Italia ka gjithësej 73,604 humbje jete nga COVID-19 dhe 564 395raste aktive.

Nga ana tjetër, në Greqi janë raportuar 942 raste të reja, 100 më pak se të martën.

Në 24 orët e fundit 58 të sëmurë me COVID-19 humbën jetën, duke e çuar totalin e viktimave në 4 788.

Greqia dhe Italia kanë nisur vaksinimin me vaksinën Pfizer që prej ditës së dielë.

Shpërndaje te miqtë