Italia shënon 8,585 raste të reja me COVID-19

exit.al 28 Dhjetor 2020, 19:23

Italia ka shënuar rritje të numrit të viktimave nga COVID-19 por ulje të rasteve në 24 orët e fundit.

Autoritetet raportojnë 8 585 rastet e reja me COVID-19 dhe 445 viktima, 140 më shumë se dita e djeshme.

Me shifrat e sotme, bilanci total i viktimave në vendin fqinj shkon në 72 370 persona.

Rajoni më i goditur mbetet Veneto me 2782 raste, i ndjekur nga larg nga Lacio me 966 dhe Emilia Romanja me 750.

Italia ka nisur vaksinimin e punonjëseve të spitaleve dhe të moshuarve me vaksinën e Pfizer kundër COVID-19.

Shpërndaje te miqtë