Italia shënon 100 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë

exit.al 8 Mars 2021, 21:00

Italia ka regjistruar mbi 100 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë vendi i parë në Europë që e tejkalon këtë shifër.

Në 24 orët e fundit u shënuan 318 viktima në shtetin fqinj, ndërsa të dielën ishin 207.

Numri i të infektuarve të hënë ishte 13 902, dukë shënuar një ulje.

Niveli i pozitivitetit është  7.6% ndërkohë që numri i personave në terapi intensive mbetet i lartë.

Qeveria po diskuton mundësinë për të mbyllur vendin totalisht për tri javë. Kjo për të mbështetur fushatën e vaksinimit masiv.

 

Shpërndaje te miqtë