SHBA shënon mbi 29 milionë raste me Covid-19

exit.al 8 Mars 2021, 20:31

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar  29,000,012 raste në total që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave të Universitetit të Johns Hopkins në SHBA 525,046 kanë humbur jetën.

Rasti i parë me Covid-19 në SHBA u shënua në 21 janar 2020, sipas të dhënave të Hopkins.

Më 27 Prill SHBA-ja regjistroi 1 milionë raste,ndërsa në gusht 5 milionë raste.

Më 31 dhjetor 2020 vendi arrin 20 milionë raste.

Rreth 20 vende në botë kanë shënuar më shumë se 1 milion raste me Covid-19.

India dhe Brazili kanë shënuar mbi 11 milionë raste, duke u ndjekur më pas nga Rusia dhe Britania me mbi 4 milionë raste.

Franca, Spanja dhe Italia kanë mbi 3 milionë raste të përgjithshme.

Shpërndaje te miqtë