Italia regjistron sërish shifra të larta, 25 600 raste të reja

exit.al 11 Mars 2021, 23:00

Italia ka regjistruar të enjten sërish shifra të lartë të COVID-19, ku 25 600 persona rezultuan pozitivë.

Një ditë më parë, të mërkurën ishin 22.400 raste me Covid-19.

Në 24 orët e fundit vendi shënoi 373 viktima nga 332 që ishin një ditë më parë.

Niveli i pozitivitetit është rritur në 6.9% në nivel kombëtar.

2859 persona janë në terapi intensive.

Qeveria të premten do lajmërojë masat e reja, që priten të ashpërsohen.

Shpërndaje te miqtë