Maqedonia e Veriut regjistron 21 viktima dhe 947 raste me COVID-19

exit.al 11 Mars 2021, 20:20

Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten shifra të larta të Covid-19, ku 947 persona rezultuan pozitivë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi  se 21 persona kanë humbur jetën.

Në 24 orët e fundit u kryen 3 450 testime.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 453 raste.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në mbi 110 mijë persona që nga fillimi i pandemisë.

3,265 persona kanë humbur jetën dhe mbi 96 mijë janë shëruar. Raste aktive janë mbi 10 mijë.

Shpërndaje te miqtë