Italia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve që nga mesi i majit

exit.al 27 Tetor 2020, 19:15

Italia regjistroi të martën 221 vdekje nga koronavirusi - numri më i lartë ditor që prej 15 maj, dhe 21,944 infeksione të reja.

Rajonet më të prekura janë Lombardia, me mbi 5,000 raste të reja, Kampania në jug dhe Piemonte.

Numri i njerëzve në spital me Covid-19 në të gjithë vendin është 13,955, nga të cilët 1,411 janë në kujdes intensiv.

Kufizimet e reja të qeverisë përfshijnë mbylljen në orën 18:00 të bareve dhe restoranteve. Ai ndaloi hyrjet dhe daljet në qytetet e Milanos dhe Napolit.