30% e të rinjve në SHBA nuk duan të vaksinohen

exit.al 30 Prill 2021, 18:35

Të rinjtë në SHBA janë skeptikë ndaj vaksinave, 30% e tyre nuk duan të vaksinohen, tregon një sondazh i CNN.

Epidemiologu Anthony Fauci bëri sërish thirre të premten që njerëzit të vaksinohen.

“Ditë e re, thirrje e vjetër. Shkoni të vaksinoheni në mënyrë që të mundim pandeminë”, tha ai.

SHBA ka siguruar vaksina edhe për të rriturit, por fushata po rrezikohet nga skepticizmi i këtyre të rinjve.

Sondazhi i CNN tregoi se 31% e të rriturve nën moshën 35 vjeç nuk kanë në plan të vaksinohen.

Sipas autoriteteve shëndetësore, mundja e pandemisë do të arrihet vetëm pasi të paktën 70% e popullsisë të ketë krijuar imunitet”. Aktualisht, në SHBA niveli është 30%.