Italia planifikon të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19

exit.al 3 Shtator 2021, 20:10

Italia planifikon t’i bëjë vaksinimet e COVID-19 të detyrueshme për këdo në moshë të përshtatshme dhe do të fillojë dhënien e vaksinave përforcuese më vonë gjatë këtij muaji për njerëzit e rrezikuar, tha kryeministri Mario Draghi të enjten.

Një lëvizje e tillë ka të ngjarë të ndezë kundërshtime të ashpra pasi Italia ka parë një rritje të skepticizmit për vaksinat.

Draghi i denoncoi këto sulme, duke thënë në një konferencë shtypi se "një dhunë e tillë është veçanërisht e urryer dhe frikacake kur drejtohet kundër atyre ... në vijën e parë të luftës kundër pandemisë".

Qeveria e italisë e ka bërë të detyrueshëm ndërkohë vaksinimin për punonjësit e spitaleve.

Kryeministri u tha gazetarëve se ishte i bindur se 80% e të gjithë italianëve të moshës 12 vjeç e lart do të vaksinoheshin plotësisht deri në fund të shtatorit.