Italia nis përdorimin e pasaportës së gjelbër në restorante e palestre

exit.al 23 Korrik 2021, 09:20

Në Itali do të nis përdorimi i pasaportës së gjelbër në kafe, restorante, e deri në palestra. Vendimi u njoftua të enjten nga Kryeministri italian Mario Draghi.

Vendosja e pasaportës së gjelbër ka për qëllim rritjen e numrit të të vaksinuarve dhe shmangien e një mbyllje të ekonomisë.

“Ekonomia italiane po ecën mirë, por duhet të vazhdojmë luftën kundër mutacionit Delta”, u shpreh Draghi në konferencën për shtyp.

Megjithatë, qeveria ende nuk ka shpjeguar se si do të nisë shkolla dhe transporti publik.