Humb jetën gjatë shërbimit mjeku në Sarandë

exit.al 22 Korrik 2021, 19:16

Një mjek ndërroi jetë paraditen e së enjtes në Sarandë, pas një infrakti në zemër.

Ilir Gazeli, 66-vjeç, ishte në detyrë, duke iu shërbyer qytetarëve të zonës së Dhivrit, në momentin që pësoi arrest kardiak.

Ndonëse kishte mbushur moshën e pensionit, Gazeli vijonte të shërbente si mjek në qytet, për shkak të mungesës së mjekëve specialistë.