Italia do testojë falas në aeroporte ata që udhëtojnë nga Shqipëria

exit.al 17 Gusht 2020, 10:53

Të gjithë qytetarëve shqiptarë që lejohen të udhëtojnë drejtë Italisë do t’i bëhet tamponi për Covid-19 falas në aeroportet e mbërritjes.

Kjo masë është vendosur me dekret të qeverisë italiane në 12 gusht dhe ka nisur të zbatohet nëpër aeroporte.

Qytetarët e testuar duhet të qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre deri në momentin e marrjes së përgjigjes së testit, zakonisht brenda 48 orëve. Më pas, nëse personi rezulton i infektuar, ai duhet të karantinohet për 14 ditë; nëse rezulton i painfektuar lejohet të dalë nga karantina.

Kategoritë e qytetarëve shqiptarë që lejohen të udhëtojnë drejt Italisë janë:

- qytetarët shqiptarë që janë rezidente dhe të pajisur me leje qëndrimi italiane;

- qytetarët që udhëtojnë për qëllime studimore;

- qytetarët që udhëtojnë për nevoja pune të provuara;

- qytetarët që udhëtojnë për nevoja shëndetësore të provuara.

Shpërndaje te miqtë