Italia, 505 viktima nga COVID-19 e mbi 18 mijë raste të reja

exit.al 24 Dhjetor 2020, 18:39

Italia ka identifikuar 18 040 të infektuar me koronavirus, nga 193 777 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Ndërkohë 505 të infektuar të tjerë humbën jetën sipas autoriteteve.

Që nga fillimi i pandemisë Italia regjistruar 2 009 317 të infektuar dhe 70 900 viktima, sipas të dhënave zyrtare.

Sa i përket situatës në spitale, njoftohet se brenda ditës janë regjistruar 149 shtrime në njësitë e kujdesit intensiv. Nga ana tjetër, 24,070 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma në pavijone të zakonshme.

Aktualisht Italia ka 593 632 raste aktive me COVID-19.

Vendi ka hyrë sot në ditën e parë të masave të forta që kufizojnë lëvizjen dhe mbyllin bizneset.

Shpërndaje te miqtë